Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Pogradec, dyshohet se ishte i akoolizuar

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Pogradec, dyshohet se

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Kavalishencës në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve të para nga policia që ka këqyrur trupin paraprakisht nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup, por dyshohet se ishte i alkoolizuar.

Policia paraprakisht dyshon se 65-vjeçari, Minir Berberi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërkohë që do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Sipas uniformave blu viktima jetonte vetëm dhe njihej si përdorues i alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed