Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjendet një turp i pajetë tek “Kepi i Gjuhëzës”, dyshohet se është mbytur në det

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet një turp i pajetë tek “Kepi i Gjuhëzës”,

Një turp i pajetë është gjetur në det në afërsi të vendit të quajtur “Kepi i Gjuhëzës” nga një anije peshkimi.

Policia njofton se anija e peshkimit rastësisht ka konstatuar në det një trup të pajetë, i seksit mashkull dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.

Trupi i pajetë nuk është identifikuar ende nga policia, dhe dyshohet se është mbytur në det disa ditë më parë ndërsa do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore. Deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia:

Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendgjarje. 

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed