Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Vlorë, policia nis hetimet

Shkruar nga Newsbomb

Në aksin rrugor "Skelë - Ujë i Ftohtë", pranë objektit "San Tropez" është gjetur një person i pajetë, i shtrirë në anë të rrugës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 06:20 kur është marrë njoftimi se është gjetur një person i pajetë në aksin rrugor të lagjes "Ujë i ftohtë”.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përket shtetasit: Ajet Seferi, 80 vjeç, banues në lagjen "Pavarësia" Vlorë (i cili është dërguar në morgun e qytetit).

Gjatë hetimeve paraprake, dyshohet se ky shtetas mund të jetë goditur nga një automjet pasi në vendin e ngjarjes kanë mbetur shenja gomash dhe xhama të thyer të cilat i përkasin ndonjë mjeti. Policia po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll