Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Gjendet një trup i pajetë në shtratin e lumit Vjosë, Policia: Është një 47 vjeçar, vuante nga probleme të shëndetit mendor

spot_img

Lajme të ngjashëm

Trup i pajetë i një personi është gjetur sot në shtratin e lumit Vjosë në Memaliaj. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një 47 vjeçar që kishte humbur kontaktet me familjen prej ditësh.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet B.H. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë në trupin e pajetë të 47 vjeçarit nuk konsistonin shenja dhune.

Memaliaj/Informacion paraprak

Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47  vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img