Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në bregun e Ishmit (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një trup i dekompozuar është gjetur pasditen e sotme në grykëderdhjen e lumit Ishëm nga disa peshkatarë në Kurbin.

Mësohet se peshkaktarët kanë njoftuar sallën operative për një kufomë e cila ndodhej në breg.

Policia Kufitare pas arritjes në vendngjarje, ka konstatuar se kufoma e seksit mashkull nuk ka patur shenja dhune por identifikimi i viktimës nuk është bërë i mundur pasi kishte prej disa ditësh i dekompozuar.

Policia ka bërë me dije se kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Njoftimi i plotë:

Kurbin, Lezhë

Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.