Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjendet një skelet i copëzuar në Tiranë, ja kujt dyshohet se i përket

Shkruar nga Newsbomb

Gjendet nga bariu një kufomë e skeletizuar në Tiranë, në malin e Dajtit në zonën e Tujanit.

Skeleti është i copëzuar nga gurët dhe rrëshkitja e dheut ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po bën kqyrjen.

Dyshohet se skeleti i përket një turisti të humbur para 4 vitesh në zonën e Dajtit dhe se i përket një moshe të madhe. Megjithatë, grupi hetimor do të zbardhë më shumë detaje në vazhdim  rreth kësaj ngjarjeje.

Policia njofton paraprakisht se:

Më datë 05.06.2016, në shpatin e malit të fshatit Shkallë-Tuja, është gjetur një kufomë e skeletitizuar, dyshohet të jetë moshë e madhe. Nga hetimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen rreth 3-4 vjet më parë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed