Trupi i pajetë i një personi është gjetur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Identiteti dhe mosha e tij nuk bëhen ende me dije.
Viktima është gjetur në shtëpinë e tij, nga Policia e Kosovës, e cila e ka dërguar trupin në morg për ekzaminime të mëtejshme për të zbuluar shkakun e vdekjes. Trupi është gjetur pasditen e djeshme.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.