Një person i pajetë është gjendur në një apartament në Shëngjin.
Burime pë media bëjnë me dije se personi i pajetë është një shtetas rus. Mësohet se shtetasi rus 39-vjeç dyshohet të ketë vdekur të paktën prej 3 ditësh, në rrethana ende të paqarta.
Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes