Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Milot, dyshohet se...(EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet një person i pajetë në Milot, dyshohet se...(EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Milot të Kurbinit, ku është gjetur një person i pajetë.

Personi i pajetë, identifikuar si Zef Keci, dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet në lëvizje. Mësohet se viktima është gjetur nga banorët aty pranë në anë të rrugës dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Policia dhe grupi hetimor është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë  rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera,  dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje. 

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese