Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Gjendet një pako e dyshuar eksploziv pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, policia rrethon zonën

spot_img

Lajme të ngjashëm

05ce5ba48c831b4fa954343eb3ca2a6b

Një pako e dyshimtë është vënë re afër një peme pranë Pallatit të Kulturës në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se forca të shumta policie kanë rrethuar zonën teksa pritet ndërhyrja e Forcave Xheniere për të verifikuar pakon dhe nëse është eksploziv të bëhet ç’aktivizimi ose shpërthimi i komanduar.

3.jpg

Burime nga terreni raportojnë se pranë lagjes “Pavarësia’ është gjetur një celular që dyshohet se është i lidhur me eksplozivin artizanal. Policia ka ndaluar qarkullimin në zonë. 

1.jpg

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak
 
Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Më shumë

spot_img