Një makinë e djegur është gjetur pranë kufirit me Greqinë, dhe dyshohet se është përdorur nga vrasësit e 40-vjeçarit Gramoz Memaj pak ditë më parë në Ksamil.
Makina është tip “Ford” dhe është gjetur pranë vendit të quajtur Kataeto, në Bashkinë e Konispolit.
Dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Gramoz Memajt. Ata studiuan lëvizjet e tij dhe e pritën deri sa arriti në derë të banesës. Memaj u ekzekutua me breshëri plumbash.
Ai ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik në zonë.