Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet një makinë e djegur në Fier, dyshohet se u përdor nga autorët në sulmin me tritol ndaj Endrit Sadedinit

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet një makinë e djegur në Fier, dyshohet se u përdor

Mbrëmjen e djeshme është gjendur një makinë e djegur në Fier, e cila dyshohet se është përdorur në sulmin me tritol ndaj Endrit Sadedinit. Policia është sinjalizuar nga banorë të fshatit për një makinë të djegur. 

Ndërkohë gjatë këtyre dy ditëve, policia ka tentuar të marrë në pyetje objektivin e këtij sulmi, por Sadedini, nuk ka qënë në gjendje të flasë për ngjarjen e ndodhur më 19 Dhjetor në hyrje të garazhit të pallatit,  në lagjen “10 korriku”, ku ai banonte.  

Kur policia ka mbërritur në vendgjarje, automjeti ishte tërësisht i djegur.  Gjatë kontrollit të imtësishëm nuk është gjendur armë apo ndonuë objekt tjetër që të ketë lidhje me ngjarjen.

Vlorë/Informacion shtesë :

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 19.12.2021, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja "Pavarësia", ku mbeti i dëmtuar nga shpërthimi i një lënde eksplozive, shtetasi E. S., ju bëjmë me dije se: Nga shërbimet policore, në bypassin e qytetit të Fierit, pranë mbikalimit të “Parkut të Apollonisë” është gjetur i djegur një automjet i markës "Mazda", i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.