
Në afërsi të Shëngjinit Policia Kufitare ka gjetur një jaht të braktisur në det.
Ende nuk dihet kujt i përket ky jaht dhe cilat janë arsyet që është braktisur në det, ndërsa raportohet se ka të vendosur një flamur slloven.
Autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që mësohet se ky jaht është mbajtur nën vëzhgim gjatë natës së djeshme.
Dyshohet se në bord kanë qenë 2 persona, të cilët e përdornin për transportimin e lëndëve narkotike.
Sipas informacionit zyrtar, veliera antike me flamur slloven me emrin “TAI-PAN” pa dokumente u ankorua në orën 20:10 të mbrëmjes së sotme.
Sondazh
Poll