Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet një GRANATË pranë banesës së ish-komandantit të FNSH-së në Laprakë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një granatë është gjendur pranë banesës së një ish-komandanti të FNSH-së në Laprakë.

Granata është gjetur pranë murit të një banese në rrugën Dritan Hoxha në drejtim të Spitalit Ushtarak.

Granata është e ndryshkur dhe pa ndezëse, ndërsa drejt vendngjarjes janë nisur policia dhe forcat xheniere.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e ç’aktivizuar. Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu