Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjendet një celular i fshehur brenda në frigrorifer në burgun e Burrelit

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet një celular i fshehur brenda në frigrorifer në burgun e

Sistemi i sigurisë në burgjet e Shqipërisë është vënë në pikëpyetje pas ngjarjes së djeshme në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë Arben Lleshi dhe i plagosur Indrit Shaqja.

Referuar informacioneve të Prokurorisë së Elbasanit, Sokol Mjacaj kishte rreth 20 ditë që kishte siguruar të merrte armën e krimit në ambientet e burgut.

Menjëherë pas ngjarjes dje, ministri i Mbrojtjes, Ulsi Manja dha urdhër të prerë që të të gjitha burgjet në vend të kalojnë në sigurinë më të lartë.

Gjatë kontrolleve që u bënë mbrëmë në të gjitha burgjet në vend, në burgun e Burrelit mësohet së është gjetur një celular në një frigrorifer, që do të futej brenda tek të burgosurit.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se frigoriferi ku ishte fshehur telefoni vinte nga burgu i Peqinit ku do të transferoheshin disa të burgosur.

Fillimisht ka ardhur ngarkesa me materialet, më pas do të vinin të burgosurit. Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt i përkiste frigoriferi në të cilin është gjetur një aparat celular i vendosur në një vend të fshehtë të tij.

Kanë nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe ndëshkimin e personave që kanë tentuar të fusin sende të paligjshme në qelitë e të burgosurve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese