Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Gjendet nga disa gjimnazistë kufoma e dekompozuar e një shqiptari në pyll

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar është gjendur i groposur në malin Eupilio në territorin e komunës Comasco në provincën e Komos. Ai është ekzekutuar me dy plumba në kokë dhe me pas është zhveshur.

Kufoma e 39 vjeçarit e dekompozuar është gjetur të dielën e 2 prillit, nga disa gjimnazistë të cilët ishin të angazhuar vullnetarisht për të pastruar pyllin. Fëmijët janë shokuar kur kanë parë flokët dhe kanë njoftuar prindërit e mësuesit dhe më pas i janë drejtuar policisë. Autopsia dhe shenjat e gishtave kanë ndihmuar në identifikimin e tij.

Ai është Besnik  Mataj, 39 vjeç shqiptar, me precedent të mëparshëm në fushën e drogës.

Është sqaruar dhe shkaku i vdekjes:  39 vjeçari është qëlluar me dy plumba pistoletë në kokë në një distancë të afërt dhe ekzekutimi i tij mund të ketë lidhje me pazare në trafikun e drogës. Mendohet se ekzekutimi është kryer diku tjetër, ku më pas autorët e kanë transportuar kufomën në pyll për ta varrosur ne mënyrë që të humbnin gjurmët.

Mediat italiane thonë, se vrasja e tij mund të ketë ndodhur një muaj më parë ose disa javë.

Më shumë

spot_img