Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjendet në rrugë në gjendje kritike, shqiptari ndërron jetë në spitalin italian (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Një 44-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spital në Itali, pasi është gjetur në rrugë në gjendje kritike.  

44-vjeçari u gjet në rrugën ‘Fior di Vetta’ në qytetin e Pratos, ndërsa u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Sipas mediave italiane ai jetonte prej 15 vitesh në këtë qytet, ndërsa vdekja e tij është e mbuluar me mister.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar, ku kanë qenë disa kalimtarë që kanë dhënë alarmin pasi e kanë parë burrin në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar shqiptarin në spital. Por një ditë më pas, ai ka humbur jetën në spital si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e 44-vjeçarit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll