Makina e djegur është gjetur mbrëmjen e djeshme në një fshat në Grudë të njësisë Rrethina në Shkodër, pa targa dhe pa numrin e shasisë. Automjeti është gjetur gjatë një kontrolli të rastësishëm në një rrugë dytësore ku nuk ka lëvizje të shpeshta.
Policia fillimisht dyshon se ky automjet është djegur qëllimisht pasi mund të jetë përdorur për ngjarje kriminale. Në vendngjarje pasi ka mbërritur grupi i hetuesve si dhe zjarrfikësit kanë konstatuar se automjeti është djegur me benzinë duke u shkrumbuar plotësisht.
Forcat e policisë po hetojnë çdo pistë të mundshme nëse kjo makinë mund të jetë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme është djegur një makinë në Shkodër e cila hapur dyshime pasi është gjetur pa targa dhe numrin e shasisë. Ngjarja ndodhi në fshati Grudë të njësisë Rrethina në një rrugë dytësorë ku nuk ka thuajse asnjë lëvizje. Nga dyshimet e para të repartit zjarrfikës mendohet se zjarri në këtë automjet është i qëllimshëm pasi është djegur me benzinë duke u shkrumbuar plotësisht.
Grupi hetimor është duke bërë kçyrjen e automjetit nëse mund të gjejnë numrin e shasisë të automjetit në pjesë të tjera për të arritur për të identifikuar se kush e ka patur në pronësi dhe shkaqet se pjesë ky mjet është djegur.
Forcat e policisë po hetojnë çdo pistë të mundshme nëse kjo makinë mund të jetë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale. Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.