Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
27 °
Mar
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Gjendet makina e vrasësve të ish-policit Arben Bilali

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arritur të gjejë makinën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja e ish-policit Arben Bilali.

Makina tip “Mercedes Benz CLS” me ngjyrë të zezë u braktis nga autorët vetëm 30 minuta pas krimit, jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Automjeti është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku po i nënshtrohet ekzaminimit të imtësishëm për gjetjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Edhe këtë herë ishte ish-kryeministri Sali Berisha që e bëri të ditur lajmin përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Ja çfarë shkruante Berisha ditën e shtunë:

Narkopolicia fsheh gjetjen e mjetit te krimit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema ,doktorr te uroj te jesh mir me shendet,,dje ne lagjen mjull-bathore ne sauk eshte gjet nje makin e braktisur e cila kishte dhe armatim brenda 2 automatik qe do te thot qe ka ber nje krim po kjo nuk u dha as nga policia dhe as nga medjat ,makina MERCEDES-BENZ CLS me targa AA757RU, çfar fshihet pas ksaj qe policia nuk e njoftoj,doktorr te falenderoj ,te lutem anonim,

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img