Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet i vdekur shoferi i Xhafajt, deputeti i PD: Jeta e qytetarëve shpjegohet vetëm me skenarë filmash

Shkruar nga Newsbomb

Pas vdekjes së shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar edhe deputeti i PD, Ervin Salianji.

“Kush do të hetojë për zbardhjen me plumb pas koke të shoferit të Ministrit të Brëndshëm? Për shkak të rrethanave Ministri është në rrethin e parë të personave që duhet të hetohet. Kush do ta hetojë atë, vartësit do hetojnë eprorin?”, shkruan Salianji në reagimin e tij në Facebook.

Sipas tij shumë rastësi bëjnë një ligjësi.

“Nga lidhja me mafian tek informacionet konfidenciale gjithcka e bên të tmerrshme këtë histori. Ndoshta, por kush do të hetojë të vërtetën! Besimi i shqipëtarëve tek drejtësia kalon nēpër këto momente dhe nuk është e rastit që ka humbur plotësisht.

Realiteti i shqiptarëve i ka kaluar imagjinatën e serialeve të famshme të Games of Thrones apo House of Cards, jeta e qytetarëve shpjegohet vetëm me skenarë filmash, ka kaluar çdo imagjintatë realiteti”, shprehet deputeti demokrat.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese