Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Gjendet i vdekur një burrë në Lezhë, zjarrfikësit lajmërohen nga banorët e pallatit se vinte erë e keqe (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 55-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në tualet, në lagjen ‘Skënderbeg’ të Lezhës.

Ai është identifikuar si Kujtim Trushi, i cili është gjetur nga zjarrfikësit, të cilët kanë hyrë në banesën e 55-vjeçarit, pasi janë lajmëruar nga banorët e pallatit të cilët janë shqetësuar nga era e keqe pasi trupi kishte filluar të dekompozohej.

Ata kishin dy ditë që se kishin parë vërrdallë në lagje dhe së fundmi kanë ndjerë hapur për një kohë të gjatë një çezmë te shtëpia e tij. Viktima banonte i vetëm në shtëpinë e tij. I vetmi i afërt i viktimës është motra e tij e cila është lajmëruar për ngjarjen e rëndë.

Më pas banorët kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së Trushës.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 55-vjeçarit. Në foto shihen shumë banorë të këtij pallati të cilët presin në ankth teksa forcat zjarrëfikëse futen në pallat për të zbuluar ngjarjen e rëndë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:25, në lagjen Skenderbeg, Lezhë, në banesë e tij , është gjetur pa shenja jete shtetasi K.T., 56 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img