Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet i vdekur në shtëpi vëllai i Ndrea Prendit, ish-komandanti i Gardës në ngjarjet e 21 Janarit

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet i vdekur në shtëpi vëllai i Ndrea Prendit, ish-komandanti

Nikoll Prendi, vëllai i ish-komandatit të Gardës Ndrea Prendi, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Vëlllai i ish-komandantit të Gardës deri në ngjarjet e 21 Janarit 2011, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Reps të Mirditës në rrethana ende të paqarta.

Shtëpia ku ai jetonte në Reps ka marrë flakë dhe menjëherë banorët e zonës kanë shkuar për ndihmë. Paraprakisht, bëhet em dije se Nikoll Prendi nuk i ka lejuar komshinjtë që të hapin dyert dhe të futeshin në shtëpinë e tij.

Menjeherë, janë njoftuar shërbimet e Policisë dhe kur efektivët kanë shkuar në vendngjarje, vëllai i ish-komandatit të Gardës është gjetur i vdekur. Pritet që Policia të japë njoftim zyrtar dhe të sqarojë nëse Nikollë Prendi ka humbur jetën aksidentalisht, apo i ka vënë flakën shtëpisë për t'u vetëvrarë.

Nga burimet bëhet me dije se Nikoll Prendi vuante nga depresioni, ndaj dhe komshinjtë nuk i kishte lejuar ta ndihmonin. Ai ishte baba i 5 fëmijëve, 3 vajzave dhe dy djemëve.

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Çfarë ndodhi në 21 Janar 2011

Opozita socialiste në atë kohë, organizoi protesta të mëdha ën vend dhe kërkonte rrëzimin e Qeverisë Berisha, pas video-skandalit Meta-Prifti. Për orë me radhë protestuesit u përleshën me forcat e policisë dhe Gardës së Republikës. Nga përleshjet, kjo e fundit qëlloi me plumba të vërtetë.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda mbetën të vdekur në vend, ndërsa Aleks Nika ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra para Kryeministrisë. 10 vjet pas vrasjes së tyre, në 21 Janar 2021, katër protestuesit u shpallën "Dëshmorë të Atdheut".

PS deklaronte se 21 janari ishte shpërthimi i zemërimit të shqiptarëve për videon Meta-Prifti, akuzonte për krim shtetëror dhe fajësonte drejtpërdrejtë Sali Berishën. Berisha vetë akuzonte për një puç shteti dhe tha fillimisht se viktimat ishin qëlluar nga një distancë e afërt me ‘pistoleta e çadra stilolaps’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu