Një biznesmen rus në arrati është gjendur i vdekur në apartamentin e tij në Londër në rrethana misterioze.
68-vjeçari Nikolai Glushkov u gjet i vdekur nga miqtë dhe familjarët. Ai ishte mik i oligarkut rus Boris Berezovsky.
Glushkov punoi në vitet ‘90 për kompaninë ajrore shtetërore ruse Aeroflot si dhe për kompaninë e Berezovskyt LogoVAZ. Pas përplasjes së oligarkut rus me Putin dhe arratisjen e Berezovskyt në Londër, Glushkov u dënua me katër vite burg për pastrim parash.
Glushkov u arratis në Londër në vitin 2004 ku iu dha azil politik.