Hapësire reklamuese

Bota

Gjendet i vdekur në qelinë e burgut manjati i softuerit anti-virus John McAfee

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet i vdekur në qelinë e burgut manjati i softuerit anti-virus

Manjati i softuerit anti-virus John McAfee u gjet i vdekur në qelinë e burgut spanjoll mbrëmjen e sotme.

Mediet e huaja shkruajnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje në qeli, vetëm pak orë pas raportit të ekstradimit për t'u përballur me akuza federale në SHBA.

Sipërmarrësi i teknologjisë u arrestua në tetor dhe po priste ekstradimin, ndërsa u gjet i vdekur këtë mbrëmje, thanë burimet e policisë për gazetën “El Pais”.

Gazeta raportoi se McAfee u tërhoq nga qelia e tij në Barcelonë dhe policia po heton rrethanat rreth vdekjes së tij.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.