Gjendet i vdekur Uliks Gjenerali, vëllai i Gert Gjeneralit, i cili ekzekutoi ‘të fortin e Tiranës” Naim Zyberin në vitin 1997.
Raportohet se Uliks Gjenerali (Gjinarari) është gjetur i vdekur në banesën e tij në Lukovë në rrethana enigmatike, nga fëmija i tij i mitur.
Familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe aumbulancën, të cilat kanë transportuar trupin për në morgun e spitalit të Sarandës.
Ndërkohë priten rezultatet e autopsisë dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.
Kujtojmë se Gert Gjenerali së bashku me Arben Grorin qëlluan për vdekje kuksianin e njohur Zyberi.
Gjenerali u lirua pas 19 vitesh burg në 15 shkurt të këtij viti, pas përfitoi ulje nga dënimi i përjetshëm.