Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet i vdekur në banesë 47 vjeçari, dyshohet se është vetëvrarë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një 47 vjeçar mësohet se është gjetur pasditen e sotme i vdekur në banesën e tij në Deçan.

Policia ka bërë me dije se viktima ka plagë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Q.B. 47 vjeçar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj e ka konfirmuar lajmin.

Njoftimi i policisë:

‘Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 15:20 policia e rajonit të Pejës ka marrë informatën se në Deçan, brenda një banese një person është gjetur i vdekur nga arma e zjarrit. Ekipet e policisë bashkë me ekipet tjera janë në vendin e ngjarjes duke u munduar ta zbardhin rastin. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes’, ka thënë Ibraj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu