Ditën e sotme në qytetin e Durrësit në lagjen nr.18 një 44-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi E.V është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij.
Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 18 Durrës, është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete shtetasi E. V., 44 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.