Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet i vdekur brenda makinës shqiptari në Itali, DYSHIMET e para (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Gjendet i pajetë brenda automjetit një shqiptar në Itali.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Alfons Kaja, i cili banonte prej disa kohësh në San Severino.

Media italiane ‘Il Resto del Carlino’ raporton se shqiptari u gjet i vdekur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën provinciale 127, që lidh Tolentinin me San Severinon.

Fillimisht u mendua se ka pësuar aksident, por nuk përjashtohet mundësia e vdekjes për shkak të ndonjë sëmundjeje.

Karabinierët shkuan në vendngjarje dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa trupi i pajetë i Kajës u dërgua në morgun e Maceratës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese