Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Shkruar nga Newsbomb

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në kanalin e Korinthit.

Trupi i shqiptarit u gjet nga një anije turistike ditën e djeshme.

Shqiptari u transferua në spitalin e Korinthit ku u deklarua i vdekur dhe tashmë autopsia do zbulojë arsyen e vdekjes.

Sipas policisë bregdetare me shumë mundësi shqiptari është vetvrarë ose trupi i tij është hedhur në det nga persona të tretë.

Pritet që autopsia të japë informacione të reja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu