Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Greqi, DYSHIMET e para

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar u gjet i vdekur ditën e djeshme në një plazh në Ammoudara në Greqi.

Media greke “Patris” raporton se shqiptari u gjet nga një këmbësor, i cili lajmëroi policinë menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të shqiptarit.

Dyshohet se 29-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, ka vdekur për shkak të mbidozës, pas pranë tij u gjet heroinë.

Ndërkohë autoritetet e shtetit fqinj kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Më shumë