Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjendet i shtrirë në tokë një person në Ballsh, policia arreston 3 autorët që e dhunuan (EMRAT-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8f972ad1c85cc91ee5be8b1226701340

Një ngjarje e rëndë që fatmirësisht nuk ka përfunduar me viktima ka ndodhur në Ballsh të Mallakastrës.

Tre persona kanë dhunuar dhe kanë lënë të shtrirë në tokë një 57-vjeçar, i cili është Pelivan Sinanrrapaj, mëson newsbomb.al nga burime të besueshme.

adjkadhj.jpg

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë trajtim mjekësor ndërsa autorët që e lënduan janë arrestuar nga policia.

Të arrestuarit janë Fitim Zekaj, Festim Alimertaj dhe Ferdinand Meraj. Personat e konfliktuar dyshohet se kanë qenë dje në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i policisë: Mallakastër

Plagosin rëndë një shtetas, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston në flagrancë 3 autorët.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Ballshit, në lagjen “5 Shkurti” është konstatuar i shtrirë përtokë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi P. S., 57 vjeç.

Nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe pas punës hetimore e profesionale, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisatiatin e Policisë Mallakastër tre shtetasit të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasit F. Z., 42 vjeç; F. A., 53 vjeç dhe F. M., 44 vjeç të tre banues në Mallakastër.

Shtetasi P. S., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img