Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 34-vjeçari, policia zbardh dyshimet e para

Shkruar nga Newsbomb

Është gjendur i pajetë një person në banesën e tij. Sipas policisë është gjendur i vdekur shtetasi D.K. 34 vjeç në shtëpinë e tij në lagjen Nr.13, Durrës, sektorin “Teuta”.

“Sot më datë 09.11.2017, rreth orës 09:00, lagjen Nr.13, Durrës, sektorin “Teuta”, në banesë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.K. 34 vjeç. Nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (deri në daljen e aktit të ekspertimit). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim”, sqaron paraprakisht policia. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.