Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet i pajetë 68-vjeçari në Fier, babai i Kreshnik Beqirajt që u vra në vitin 2017 nga shoku i tij

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet i pajetë 68-vjeçari në Fier, babai i Kreshnik Beqirajt

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Fier. Një  68-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen "Kastriot”, Mysteak Beqiraj jetonte i vetëm dhe sipas hetimeve paraprake, dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.

68 vjeçari Mysteak Beqiraj ishte babai i Kreshnik Beqirajt, i cili u gjet i vrarë më 20 Qershor të vitit 2017. Kujtojmë se Kreshnik Beqiraj u gjet i vrarë dhe i copëtuar me 20 qershor 2017 në një kanal në  Daullas te Fierit. Ai u vra nga shoku i tij, Albert Zekaj.

Fier/ Informacion paraprak:

Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.