Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Gjendet i mbytur në liqenin e qytetit një 25 vjeçar, banorët dhe Policia nxjerrin trupin nga uji

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e184e97698e73e20d48a662fc02fc096

Enrik Hysa është personi që u gjet i pajetë pasditen e sotme në liqenin e Seferanit, në Belsh.

Mësohet se 25 vjeçari u kishte thënë familjarëve se do të shkonte për peshkim, ndërkohë disa orë më vonë banorët e zonës kanë parë trupin e pajetë të tij në ujrat e liqenit. Menjëherë ata kanë njoftuar Policinë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe bashkë me disa prej banorëve e kanë nxjerr viktimën nga uji.

Nga konstatimet e para, në trupin e Enrik Hysës nuk janë evidentuar shenja dhune. Trupi i 25 vjeçarit është dërguar në morgun e qytetit dhe do t’i nënshtrohet autopsisë për të zbuluar nëse i riu është mbytur apo ka pësuar infarkt pasi thellësia e ujit ku ai është gjetur nuk i kalonte 1 metër.

Njoftimi i Policisë: Cërrik/ Informacion paraprak

Në liqenin e Belshit nga shërbimet e policisë  është gjendur i mbytur shtetasi E.H., 25 vjeç, banues në Belsh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img