Tirana
scattered clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
5 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Gjendet gjallë 3-vjeçari që kishte 24 orë i vetëm në gomone në mes të liqenit, prindërit iu mbytën gjatë stuhisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një djalë i vogël 3 vjeç ka mbijetuar për mrekulli në një gomone në mes të liqenit për gati një ditë, pasi prindërit e tij u mbytën gjatë një stuhie.

Tre vjeçari, i quajtur Fedya, u gjet pa ndjenja brenda gomones në një liqen në Rusi, afër kufirit me Korenë e Veriut.

Më pas ekipet e shpëtimit filluan kërkimin për  gjetjen e prindërve të vogëlushit, Cristina Podareva, 31 vjeç dhe Andrey Savochkin, 41 vjeç. Prindërit i mësuan djalit të tyre si të fikte motorin e gomones.

Por mbetet e paqartë saktësisht se çfarë ndodhi me familjen në Liqenin Khanka në rajonin lindor rus të Primorsky Krai dhe si Fedya arriti të mbijetojë.

Djali u gjet i vetëm në gomone pas 24 orëve nga mbytja e prindërve të tij, të cilët nuk ishin në gjendje të ktheheshin në gomone pasi ranë në liqen.

Më shumë


spot_img









spot_img