Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet e vdekur 49-vjeçarja në Kolonjë, kishte humbur kontaktet me familjarët 4 ditë më parë

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet e vdekur 49-vjeçarja në Kolonjë, kishte humbur

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mesditën e sotme në Kolonjë. Sipas informacioneve praprake mësohet se trupi i pajetë është gjetur në fshatin Goxhdarazhd dhe dyshohet se i përket 49-vjeçares, Mimiza Kristo.

Mimoza Kristo dy ditë më parë u denoncua si e zhdukur nga familjarët pasi nuk kishin kontakte me 49-vjeçaren që prej datës 20 maj.

Mimoza Kristo vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nga burime konfirmohet që trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit e saj në afërsi të banesës në fshatin Goxhdarazhd.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota, pasi nuk dihet nga se i është shkaktuar vdekja.

Njoftimi i policisë së Kolonjës:

Në vijim të informacionit të datës 21.05.2023, që bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. K., 49 vjeçe, sqarojmë se:

Më datë 24.05.2023, shtetasja M. K., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur e pajetë, në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar dëmtime fizike.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll