Gjendet e braktisur makina luksoze që i iku postbllokut të policisë në Elbasan, pronari habit me deklaratën

Publikuar tek: politike, më 21:42 18-09-2020 Gjendet e braktisur makina luksoze që i iku postbllokut të policisë në Elbasan, pronari habit me deklaratën Makina e sekuestruar

Forca të shumta të policisë “blinduan” ditën e djeshme Elbasanin, duke ngritur postblloqe në disa pika kryesore.

Por duket se këto pika kontrolli, që u ngritën pas vrasjes së vëllait të Talo Çelës, nuk kanë rezultuar efektive, pasi një makinë luksoze arriti t’i shpëtonte postbllokut. E megjithëse disa makina policie e ndoqën për disa çaste, dy personat që ndodheshin brenda arritën të shpëtonin duke braktisur makinën në lumin Shkumbin.

Policia mundi të sekuestrojë makinën “Porsche Cayenne”, e ndërsa mori në pyetje edhe pronarin, ky i fundit dha një përgjigje të çuditshme.

Pronari i makinës tha policisë se nuk e kishte idenë kush ishin personat, pasi makinën ua kishte dhënë me qira por pa bërë kontratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Sistemi pluralist nuk cënohet nëse pakica s'merr pjesë në zgjedhje! Negociatat nuk do kushtëzohen nga Gjermania
»
Article Logic
Execution time: 0.010877847671509
array(1) { ["section"]=> string(113) "gjendet-e-braktisur-makina-luksoze-qe-i-iku-postbllokut-te-policise-ne-elbasan-pronari-habit-me-deklaraten-220877" }