Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet armë zjarri e hedhur në tokë në Rinas, policia nis hetimet

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet armë zjarri e hedhur në tokë në Rinas, policia nis

Policia e Rinasit ka gjetur një armë me krehër pranë rrethimit të aeroportit.

Bëhet me dije se arma që është gjetur është e tipit “Zastava” e pajisur me krehër dhe fishek dhe me numër të rregullt.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash arma e zjarrit ka përfunduar në këtë zonë. Policia ka sekuestruar armën dhe e ka dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.