Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjenden shëndoshë e mirë Adela dhe Jetmiri, dy fëmijët që humbën në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Gjenden shëndoshë e mirë Adela dhe Jetmiri, dy fëmijët

Janë gjetur shëndoshë e mirë dy fëmijët që u shpallën të zhdukur ditën e djeshme.

Policia njofton se Adela dhe Jetmiri 8 dhe 10 vjeç, ndodhen pranë familjes në gjendje të mirë shëndetësore.

Kanë qenë prindërit shetatsit M. K., 41 vjeçe, dhe B. Z., 53 vjeç, të cilët kanë kallëzuar se janë larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur. Pas kërkimeve fëmijët janë gjetur dhe kthyer në banesë.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit M. K., 41 vjeçe, dhe B. Z., 53 vjeç, të cilët kanë kallëzuar se janë larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur të moshave 10 dhe 8 vjeç.

Dy të miturit, janë kthyer te prindërit e tyre pas disa orësh, në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia për ngjajren.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese