Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Gjenden MIJËRA DOLLARË në një nga banesat e gjyqtares Hoxha të arrestuar për KORRUPSION (DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Sipas informacioneve për mediat, në banesat e gjyqtares, është gjetur një shumë prej 10 mijë dollarësh. Akoma nuk dihet burimi i këtyre të ardhurave, pasi gjyqtarja deklaronte vetëm rrogën.

Pritet që të kryhen kontrolle dhe në banesat e personave të tjerë të vënë nën hetim nga SPAK. Sot janë sekuestruar dhe kompjuterat në ambientet e Gjykatës së Krujës.

SKEMA e korrupsionit:

Janë dashur muaj përgjimesh ambientale, me metoda të specializuara, nga ana e SPAK dhe prokurorit Altin Dumani që drejtonte operacionin, që gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe 9 persona të tjerë të binin në rrjetën e ngritur nga prokuroria e posacme.

Kështu, të gjithë të dënuarit fillimisht zgjidhin avokatin ALDO TABAKU, që ishte i njëjti për të gjitha rastet, e që sipas SPAK, kishte lidhje të afërta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Ai mundësonte që të dënuarit të përfitonin ulje dënimi, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim I parregullt. “Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në euro që shkonin nga 6 deri në 12 mijë euro” thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas njoftimit, në skemë ishte përfshirë edhe sekretarja gjyqsore Emanuela Mallkuci, e cila në një rast sipas SPAK ka siguruar kundrejt marrjes së përfitimit të parregullt që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim te gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Një ekspert si Shkelqim Korbi ka rënë gjithashtu në rrjetën e korrupsionit. Ky I fundit bënte ekspertime të rreme për të gjithë ata që kërkoheshin për tu cuar për tu gjykuar nga gjyqtarja. Dhe sipas përgjimeve ka rezultuar se ai ka ndryshuar në një rast edhe ekspertimin.

Po sipas njoftimit të SPAK në kohën që merreshin me hetimin e gjyqtares, ka ndodhur edhe një tjetër rast korrupsioni në radhët e shëndetësisë, ku kardiokirurgu Edvin Prifti së bashku me dy infermiere akuzohen për korrupsion pasiv.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img