Hapësire reklamuese

Bota

Gjenden 3 bomba nga Lufta e Dytë Botërore, mbyllet aeroporti në Romë

Shkruar nga Newsbomb

Aeroporti i Ciampino i Romës u mbyll ditën e djeshme për gati tre ore pas zbulimit të tre bombave që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas ministrisë italiane të mbrojtjes, një grup specialistësh ushtarakë u morën me neutralizimin e bombave.

Nisur nga ky problem fluturimet u devijuan në aeroportin kryesor të Romës të Fiumicinos. Të tre bombat peshojnë së bashku 150 kilogramë dhe përmbanin 75 kilogramë eksplozivë.

 

Sondazh

Poll