Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Gjëmon të kapë ndonjë post”, drejtori i Arkivave përplaset me Pëllumb Xhufin: Kur të thotë “amator” ai rioshi i thinjur që botoi monografi pas mishtores ku përlante paidhaqet…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Arkivave, Ardit Bido, është me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sulmuar historianin Pëllumb Xhufi. Përplasja mes tyre ndodhi pas deklaratës së Bidos për Qemal Stafën, ku drejtori i Arkivave u shpreht se miti i Qemal Stafës është absurd dhe ai nuk duhet konsideruar hero.

Nga ana tjetër, në një emision televiziv historian Pëllumb Xhufi u shpreh se Bido e ka bërë këtë deklaratë pasi gjëmon të kapë ndonj post. “Kohët e vështira duan heronj, Bido nuk është nga këta, gjëmon të kapë ndonjë post”, tha Xhufi.

Por në postimin e tij Bido akuzon Xhufin se e mori titullin “profesor” me vednim qeverie pas investimit milionësh të regjimit si për asnjë tjetër të atij brezi. Ai thotë se Pëllumb Xhufi e bototi monografinë për herë të parë në moshën 55 vjeçare në shtypshkronjën te cep ii pallatit, pas mishtores ku përplante paidhaqet duke u mburrur me njëmendësit gjigandë të tij.

Postimi i Ardit Bido-s:

Në Foiniken antike

E kur të thotë “amator” rioshi i thinjur, që mori titullin profesor me vendim qeverie, pas investimit milionësh të regjimit si për askënd të atij brezi, aty pastaj s’kam më fjalë teksa shijoj pamjen maj Foinikes antike. Se amator çunak mbetem helbete, se jam pasardhës krenar partizanësh pa qenë pasardhës sigurimsash, teksa kam botuar 30 vjeç në shtëpitë botuese më të mëdha të fushës sime në Botë; se këtë e thotë Ay, gjigandi i historiografisë sonë, që për herë të parë botoi monografi 55 vjeç, duke punuar historinë në sallën e Kuvendit, dhe e botoi plot meritë në shtypshkronjën te cepi i pallatit, kthesa e parë majtas, pas mishtores ku përlante paidhaqet duke u mburrur me njëmendësit gjigandë të tij.




Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img