Hapësire reklamuese

Bota

Gjemania në “mëshirën” e motit të keq, dëbora bllokon rrugët, një i vdekur

Shkruar nga Newsbomb
Gjemania në “mëshirën” e motit të keq,

Mati i keq me deborë, shi dhe ngrica vazhdon të godasë Gjermaninë, me Shërbimin Federal të Motit (DWD) që ka dhënë alarmin për “reshje dëbore  intensive dhe shi të ftohtë në ditët në vijim” në Gjermaninë qendrore, nga rajoni i Këlnit deri në Turingi.

“Presim sasi të mëdha dëbore, trashësia e dëborës mund të arrijë deri në 30 centimetra brenda 24 orëve”, njoftoi Shërbimi i Motit sot, ndërsa këshilloi qytetarët të tregojnë kujdes kur udhëtojnë me automjetve për shkak të ngricave, mjegullës dhe stuhIsë së dëborës.

Qindra automjete u bllokuan gjatë natës në autostradën në zonën e Hesse dhe në Rheinland-Pfalz për shkak të borës. Ekuipazhet e urgjencës u siguruan shoferëve batanije dhe pije të nxehta, tha policia .

Ndërkaq mësohet se gjatë ditës së djeshme janë shkatuar qindra aksidente të vogla, për shkak të ngricave në shumë zona. Një person humbi jetën ditën e djeshme në Mecklenburg-Pomerania, kur u përplas nga një makinë e cila kishte dalë nga rruga për shkak të asfaktit me ngrica, shkruajnë mediat e huaja. 

Në aeroportin e Frankfurtit edhe sot priten probleme. Shërbimet përkatëse të aeroportit këshillojnë pasagjerët të kontrollojnë fluturimet dhe nëse anulohen të mos shkojnë në aeroport.

Të mërkurën (17/1) qindra fluturime u anuluan për shkak të dëborës. Në shumë zona të Bavarisë dhe Hesse, shkollat mbetën të mbyllura dhe mësimi u mbajt online.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese