Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Gjeli i egër rikthehet në Parkun Kombëtar të Tomorrit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjeli i egër është një specie e kërcënuar nga zhdukja që jeton pak në numër në pyjet e dendura halore në Europë nga vendet Skandinave në atë të Mesdheut.

Gjeli i egër i përket familjes fazane (Phasianidae).

Mashkulli është rreth 90 cm i gjatë me peshë 3,5-5 kg ndërsa femra është më e vogël, rreth 60 cm e gjatë me një peshë 2,5-3,5 kg. Puplat e trupit të mashkullit janë të errëta dhe të shndritshme, ndërsa ato të femrave janë ngjyrë gështenjë.

Në Shqipëri, ky zog i rrallë rritet në zonat malore veriore dhe qendrore, në veçanti në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”. Falë projektit LASPEH, i cili ka për qëllim përcaktimin e një strategjie të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe peizazhore të zonës së Adriatikut të ulët (veçanërisht në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi), do të zbatohen veprime konkrete për të përmirësuar nivelin e mbrojtjes së gjelit të egër dhe habitatit të tij.

Për shembull, pyllëzimi i territoreve shqiptare përfshin: Malin e Tomorrit, Dardhë dhe Kapinov (“shtëpia” natyrore e gjelit të egër).

Në fakt, në këtë fushë, numri i këtyre shpendëve ka rënë masivisht gjatë 20 viteve të fundit dhe vetëm pas një moratoriumi gjuetie, prania e kësaj specie rifilloi rritjen. Në veçanti, në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit” u identifikua një popullsi e gjelit të egër e përshtatshme për riprodhim.

Gjatë monitorimit territorial, është dëgjuar kënga e tyre, por nuk janë fotografuar ende.

Më shumë


spot_img








spot_img