Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjekmarkaj nuk përmbahet: Horrat, batakçinjtë, laramanët e PS fituan hajdutçe, por është fitore e përkohshme!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i ardhshëm i PD-së, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga qarku i Lezhës, Agron Gjekmarkaj tha sot në “Open” se PD duhet të kishte një moment reflektimi patjetër, edhe nëse dilte fituese nga këto zgjedhje.

Këtë deklaratë e bëri duke folur për zgjedhjet e parakohshme në PD që do të mbahen në 13 qershor. Gjekmarkaj tha se disa persona pa integritet, të cilët i quajti pallaço apo horra dhe që janë pjesë e PS, e morën këtë fitore në mënyrë të padrejtë, duke garantuar se kjo është vetëm një fitore e parakohshme.

Ai shtoi se PD pretendon dhe i mban shpresat te reagimi i ndërkombëtarëve dhe aksioni qytetar.

Gjekmarkaj: Unë mendoj që PD duhet të kishte reflektim edhe nëse do të fitonte. Data u afrua se kështu e solli situata. Është terapi për PD që të ketë një proces zgjedhjesh. Është e rëndësishme që të jenë zgjedhje të ndershme. Unë e shoh këtë si një frymë pozitive në PD, qoftë edhe debatin. Ndryshon se në Shqipëri janë vjedhur zgjedhjet dhe qytetarët duan zgjidhje, dhe kush tjetër veç PD do i prejë kësaj beteje? Horra, batakçinj, laramanë i janë mbledhur PS-së dhe i kanë marrë qytetarëve një fitore hajdutçe. Në dukje duket sikur ia kanë dalë, por është e përkohshme. Institucionet janë kapur. Ne kemi shpresa te një reflektim i ndërkombëtarëve. Tjetra është trysnia popullore. Ata do përballen me shoqërinë, e cila nuk vdes asnjëherë, por reagon. Ka dy kandidatë sot, Basha dhe Kadilli. Mund të ketë kandidatura të tjera. PD duhet të rishohë Këshillin Kombëtar, Kryesinë e saj, të hapet pa kushte që të ketë një kryetar të fortë, një Këshill Kombëtar dhe kryesi të fortë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img