Hapësire reklamuese

Politikë

Gjekmarkaj ironizon zgjedhjet në PD: Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet

Shkruar nga Newsbomb
Gjekmarkaj ironizon zgjedhjet në PD: Ajo qerrateshë Amerikë po

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha pritet të fitojë bindshëm ndaj kandidatit të vetëm, Ibsen Elezi, Gjekmarkaj shkruan me ironi në Tëitter se "Amerika po mundet në të gjitha frontet".

"Revolucioni që marshon’ po jep sihariqe! Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet dhe deri në darkë fitoret e tij do të thellohen. Bana dhe Tritua janë zgalemet e epokës së re. Tirania po dridhet anëembanë!”, shkruan Gjekmarkaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.