Hapësire reklamuese

Politikë

Gjekmarkaj ironizon Bashën: Na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli

Shkruar nga Newsbomb
Gjekmarkaj ironizon Bashën: Na argëtoi qerratai, na kishte marrë

“Na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli”.

Kështu shprehet nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i cili ka bërë një shkrim me ironi therëse ndaj konferencës së kryetarit të PD zyrtare Lulzim Basha.

Ndër rreshta ai flet për "vetëposhtërimin" e Bashës “si shërbëtor i marrë peng nga ambicia e tij”, teksa vë në pah edhe “aktrimin e ulët” të kreut të PD.

Shkrimi i plotë Agron Gjekmarkaj

Një gjë ra në sy që nuk kishte ndryshuar paaftësia për t’u skuqur apo zverdhur....

Një konference shtypi me një protagonist që për një çast na shkëputi nga realiteti. Na argëtoi qerratai.

Na kishte marrë malli. E kërkonim në emisonet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq. Qeshte, bënte grimasa, mërzitej, qeshte prapë.

Nuk thoshte asgje në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh. Të gjallet i vdiq, te vdekurit i ktheu permbys.Te dhimsej në vetëposhtrimin e tij si sherbetor i marrë peng nga ambicja e tij per të mbetur dikush kur gjithmone ka qënë askush.

Shaka e fatit që kërkon reflektim të thellë që lideri nuk klonohet, nuk rritet në epruvete nuk zgjidhet për mungesën e cilësive! E kundërta do na e kishte shmangur këtë keqardhje për një investim të rremë që kemi bërë në shumë vite. I la të zhgenjyer të gjithë!

Ata që po e përdorin për cilësinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin një vrasje ndërgjegjeje apo pak ndjenjë turpi për kohën, mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotësinë e tij gjenetike!

Një gjë ra në sy që nuk kishte ndryshuar paaftësia për t’u skuqur apo zverdhur!

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese