Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Gjekmarkaj: Basha ka për detyrë të marrë mandatin dhe mbrojë partinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Agron Gjekmarkaj ka folur sot për zgjedhjet për kryetar në PD.

I ftuar në News24, Gjekmarkaj tha se Basha është dukshëm më fitues dhe se detyra e tij tashmë është të marrë mandatin e mbrojë partinë.

Sipas tij, zgjedhjet e 25 prillit ishin masakra elektorale më e madhe e 30 viteve demokraci dhe për këtë s’ka pse të fajësohet apo akuzohet Basha. 

Pyetje: A nuk është fundi i PD dorëheqja e Bashës?

Gjekmarkaj: Nuk varet fati i PD nga një individ. Basha ka detyrën të mbrojë PD dhe ekzistencën e saj nga agresoni ku ndodhet. Nën agresion shtetëor,mediatik, dhe e ka detyrë për ti qëndruar në ballë dhe për të marrë mandatin tjetër për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve. E vërteta është një, s’ka dy. Ne në PD besojmë që kemi pasur një masakër elektorale, inxhinieri, vjedhje masive. Inxhinieria ka filluar më 5 qershor, ndryshimi i Kodit, Kushtetutës, rindërtimit, të gjitha format që i përdori kryeministri.

Ka pasur probleme teknike, por nuk ishin këto relevante, stema e manipulimit. Ka ndodhur më parë. Ne në PD besojmë që kemi pasur masakër, kur besojmë këtë, s’kemi pse fajësojmë Bashën dhe as dorëheqjen tjetër. Ata që pranojnë masakrën dhe kërkojnë dorëheqjen e Bashës atëhere ushqehen nga ambiciet personale. Në Shqipëri ka ndodhur masakra më e madhe elektorale në 30 vite, atëhere akuza që mund t’i bëhet Bashës është pse nuk rezistoi ushtarakisht. Por PD nuk është parti militare.

Më shumë

spot_img
spot_img