Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Gjebrea: Nesër shkoj në Prokurori, akuzat ndaj meje dhe bashkëshortit shpifje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish/zv ministrja e Brendshme, aktualisht deputetja e PS-së, Elona Gjebrea e përfolur në media se ka udhëtuar me makinën e Tahirit bashkë me Habilajt, në një reagim për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, se nesër do të paraqitet në prokurori për të dëshmuar për këtë çështje. Ajo i konsideron shpije akuzat për të dhe bashkëshortin e saj.

“Në punën time si Zv. Ministre Punëve te brendshme, si ne cdo detyre tjeter te kryer e ne përmbushje nga ana ime, kam respektuar e respektoj maksimalisht ligjet e shtetit e rregullat me te larta te moralit tone shoqeror. Përpjekjet per te baltosur politikisht emrin tim e te familjes, marrin shkas nga asgjeja e kunderligjshme ne veprimet e mia, mpleksen ne menyre spekulative  nga çështje penale te telekomanduara, e shiten mediatikisht te transformuara ne vërtetësi, per çdo perfitim te te kundërshtarëve të mi.

E njoh te drejten e prokurorise e tagrin e saj procedues, dhe nese interesi i cdo hetimi ka nevoje per fakte te ditura prej meje, mbetem e gatshme te paraqitem ne cdo kohe. Biles do kerkoj qe neser te paraqitem vullnetarisht ne Prokurori e te deshmoj ne interesin tim dhe te publikut.

Por ngjizja e nje genjeshtre si kjo e shperndare ne komunikimet e hapura e te fshehura te perfaqesueseve te pd-se, per gjoja lidhje te miat me te dyshuar per vepra te renda penale sic jane  Habilajt e grupi i tyre, meriton nje pergjigje te drejtperdrejte e te qarte nga une. Asgje sme lidh me keta e te tjere subjekte te proceduar brenda apo jashte vendit.

Sulmet per bashkeshortin po ashtu jane perpjekje per te me sulmuar mua dhe per te baltosur figuren time. Nuk eshte e vertete qe nuk ka kaluar testin e dekriminalizimit sic thuhet ne media. Dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme nepermjet organeve ligjzbatuese. Bashkeshorti im ka 25 vite pune eksperience si ekspert nderkombetar me kompani e organizma prestigjioze ne shume vende te botes si  Europe, Afrike,Azi etj. Kjo do te thote dhe verifikim te figures se tij morale dhe profesionale’, deklaroi Gjebrea.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img