Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjatë kohës që po mbahej gjyqi për dosjen '184', avokatit i ndodh e papritura (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë ditës së sotme u mbajt seanca e radhës për dosjen 184 në Gjykatën e Dibrës.

Por ndërkohë që po zhvillohej gjyqi, makina e një prej avokatëve të të pandehurve e ka pësuar nga akulli në rrugë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Fax Web, një copë e madhe akulli është shkëputur nga ndërtesa dhe ka rënë mbi automjetin e një nga avokatëve e të pandehurve duke i thyer xhamin e pasmë.

Seanca për dosjen 184 është shtyrë për të dytën herë.

Në Gjykatë të pandehur nga Prokuroria janë marrë 4 persona, shtetasit: Robert Aga, Drini Gjeci, Nuri Meta dhe Hasan Hioti. Këta të fundit akuzohen për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje e zgjedhësve”.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të vitit 2016.

Ndërkohë, organi i akuzës ka kërkuar të pushohen hetimet për kryebashkiakun socialist të Dibrës Dionis Imeraj, biznesmenin Imer Lala (babai i deputetes Reme Lala), Arben Keshin, Bekim Krashin dhe Afrim Milkin.

Të pandehurit gjatë periudhës së zgjedhjeve kanë qenë me detyrë: Robert Aga ish-shef komisariati me Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre dhe Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

fax_wb_1.png

fx_2.png

fx_3.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu